Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trumpi mbërrin në Izrael, pritet nga Netanyahu

nga Gentrita Xhemajli13 tetor 2025
Trumpi mbërrin në Izrael, pritet nga Netanyahu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael. Ai në aeroportin Ben Gurion në periferi të Tel Avivit është pritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, raporton BBC.

Trump është parë me buzëqeshje në fytyrë ndërsa ka zbritur nga aeroplani Air Force One.

Trump do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Izraeli.

Presidenti amerikan tha se do të donte ta vizitonte po ashtu Gazën.

Të hënën janë liruar shtatë pengje izraelite si pjesë e marrëveshjes së paqes që Trumpi e ka ndërmjetësuar mes Izraelit e Hamasit.

Kryqi i Kuq ndërkohë është nisur në Gaza për ta pranuar grupin e dytë të pengjeve izraelite.

Në këmbim Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë e mbi 1200 të paraburgosur.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →