Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur tarifat e reja ndaj partnerëve tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe ka thënë se ato do të hyjnë në fuqi në mesnatë sot.
Duke sjellë një grafik për t’ia treguar audiencës, ai ka theksuar se Kina “ngarkon” Shtetet e Bashkuara me një tarifë prej 67%, kështu që Shtetet e Bashkuara do të ngarkojnë Kinën me një tarifë prej 34%.
Në listat e publikuara të shteteve që SHBA-ja u ka vënë tarifa, figuron edhe Kosova me 10 për qind tarifa. Derisa, vendet e tjera të rajonit figurojnë në këtë përqindje tarifash: Shqipëria 10%, Mali i Zi 10%, Serbia 37%, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja e Hercegovina 35%.











