Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trumpi thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

nga Gentrita Xhemajli14 korrik 2025
Trumpi thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i SHBA’së Donald Trump i ka përmendur përsëri Kosovën e Serbinë gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e NATO’s Mark Rutte.

Trump këtë e ka bërë duke folur në kontekst të ndaljes së luftërave nëpër botë nga ai. Ka thënë se ka ndalur konfliktin mes Kongos dhe Ruandës, Pakistanit dhe Indisë si dhe mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kemi qenë të suksesshëm në zgjidhjen e çështjeve të luftës… India -Pakistani, e kemi zgjidhur me Kongon dhe Ruandën, një konflikt që ka zgjatur për 30 vjet…Serbinë dhe Kosovën e kemi zgjidhur , diçka që do të ndodhte …” ka thënë Trump.

Tema e ndaljes së luftës mes Serbisë dhe Kosovës është përmendur mjaft shpesh kohëve të fundit nga Trump. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë një vizite në SHBA, ka aprovuar ato që ka thënë Trump, për çka ka marrë një reagim nga Richard Grenell, emisar i Trump për misione speciale. Ai ka thënë se Osmani ka manipuluar deklaratat e Trump. Presidentja ka theksuar se do t’i përgjigjet atij në një konferencë për media.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →