Kritikët, duke përfshirë disa deputetë të shquar nga Partia e saj Konservatore, kanë thënë se një sërë sanksionesh ndaj Rusisë të shpallura dje nga Britania e Madhe nuk janë të ashpra sa duhet.
Por Sekretarja e Jashtme, Liz Truss i tha BBC-së se sanksionet janë “më të ashprat që kemi vendosur ndonjëherë ndaj Rusisë”.
Masat përfshijnë sanksione ndaj disa individëve dhe bankave, së bashku me sanksione ndaj parlamentarëve rusë – që do të kërkonin legjislacion të ri – dhe parandalimin e firmave britanike që të bëjnë biznes në dy zonat e kontrolluara nga rebelët në Donetsk dhe Luhansk, të njohura nga Rusia si të pavarura, transmeton rtv21.tv.
Mbretëria e Bashkuar do të kufizojë shtetin rus dhe kompanitë kryesore nga mbledhja e fondeve në tregjet financiare të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe do të ndalojë një sërë eksportesh të teknologjisë së lartë në Rusi.
Truss tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar duhej të mbante “disa sanksione në dollap” për t’i përdorur nëse Rusia do të përshkallëzojë përdorimin e forcës kundër Ukrainës.
“Vladimir Putin dhe miqtë e tij do të kenë frikë se do të goditen më pas,” shton ajo./21Media









