Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Truss: Pushtimi mbetet një rrezik derisa të gjithë trupat të largohen

nga Kaltrina Berila15 shkurt 2022

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss thotë se për të besuar këmbënguljen e Rusisë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, duhet të largojë të gjitha trupat e saj të grumbulluara pranë kufirit me vendin, transmeton rtv21.tv.
“Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pushtim, por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha Liz Truss për radion LBC këtë mëngjes.
Kur u pyet në lidhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë nga zona kufitare, Truss thotë se duhet të shohë më shumë detaje për të kuptuar nëse kjo ka implikime të mëdha./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →