Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Turqia do të blejë më shumë raketa nga Rusia

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 2019

SHBA dhe NATO kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia

Rusia dhe Turqia po punojnë për një kontratë të re të shitblerjes së sistemeve raketore ruse S-400.

Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar më 23 tetor, eksportuesi shtetëror rus i armëve, Rosoboronexport.

Washingtoni e ka pezulluar Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte një prodhues dhe blerës.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →