Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Turqia “hakmerret” për sulmin e 13 nëntorit

nga Xh.D20 nëntor 2022
Turqia “hakmerret” për sulmin e 13 nëntorit

Avionët ushtarakë turq kanë goditur objektiva në veri të Sirisë dhe Irakut, duke bombarduar baza që Ministria e Mbrojtjes e Turqisë pretendon se janë përdorur nga ata që qëndrojnë pas një shpërthimi në qendër të Stambollit fundjavën e kaluar, ku mbetën të vdekur gjashtë persona, dhe mbi 80 të lënduar.
Ministria turke e mbrojtjes shkroi në Tëitter se “ka ardhur koha e llogarisë”.
Ngjitur me postimin, ministria publikoi edhe një fotografi të një avioni ushtarake që ngritej në një operacion gjatë natës.
Ankaraja ka fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe grupet kurde siriane të lidhura me to për sulmin me bombë të 13 nëntorit.
Ndërkaq, kurdët kanë mohuar përfshirjen në sulm./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →