Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Turqia kualifikohet në çerekfinale

nga Venera Grabanica2 korrik 2024
Turqia kualifikohet në çerekfinale

(Lajm i përditësuar)


Turqia kualifikohet në çerekfinale

Turqia është çerekfinalistja e tetë dhe e fundit e Euro 2024. Turqia mposhti për 1:2 Austrinë në 1/8 e finales.

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë, që shënoi të dy golat. Golin e vetëm për Austrinë e shënoi Gregoritsch.

Deri në fund, Austria tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk ia doli dot.


Austria e ngushton epërsinë e Turqisë

Austria është kthyer në lojë në ndeshjen ndaj Turqisë.

Rezultatin në 2:1 e ka ngushtuar Michael Gregoritsch në minutën e 66-të.


Turqia shënoi edhe golin e dytë

Turqia ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Austrisë.

Merih Demiral po udhëheq Turqinë drejt çerekfinales.

Ai shënoi për 2:0 në minutën e 59-të.


Euro 2024: Përfundon pjesa e parë mes Austrisë dhe Turqisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e fundit të raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Austrisë dhe Turqisë.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut, Turqia po avancon 1:0 ndaj Austrisë.

Golin e vetëm deri tani e shënoi mbrojtësi Merih Demiral në minutën e 1’ të ndeshjes.

Pjesa e parë, 1:0 në favor të Turqisë.


Gol qysh në minutën e 1’, Turqia në epërsi ndaj Austrisë

Është shënuar goli i parë në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Austrisë dhe Turqisë.

Turqia ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Austrisë, falë golit të shënuar nga Merih Demiral.

Demiral shënon qysh në minutën e 1’ për 1:0.

Golin e gjeni më poshtë.

(1) CentreGoals. on X: “🚨🚨| GOAL : Merih Demiral opens the scoring for Turkey!! Austria 0-1 Turkey https://t.co/oOnwAZwwAt” / X


Austria e Turqia luftojnë për biletën e fundit të çerekfinales së Euro 2024, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Austrisë dhe Turqisë.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut, ku të dy kombëtaret do të “luftojnë” për biletën e fundit drejt çerekfinales së Euro 2024.

Takimi i fundit mes Austrisë dhe Turqisë daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe austriakët shkatërruan Turqinë 6:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Austria mungojnë Gernot Trauner dhe Patrick Wimmer, kurse te Turqia nuk do të paraqiten Samet Akaydin dhe Hakan Calhanoglu.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →