Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

U alivanos në rrugë, vdiq më pas në QKUK

nga Kaltrina Berila16 korrik 2023
U alivanos në rrugë, vdiq më pas në QKUK

Një person nga Suhareka ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte alivanosur derisa kishte qenë duke ecur në këmbë dhe se disa kalimtarë e kishin dërguar fillimisht në QKMF-në e Malishevës.

Pastaj me ndihmë të shpejtë i ndjeri u dërgua në QKUK, i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →