Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

U arrestua Taner Kiliç dhe 22 avokatë

nga Egzona Mehmeti7 qershor 2017

Arrestohet kryetari i Amnesty International në Turqi

Policia turke dje ka arrestuar kryetarin e organizatës Amnesty International në Turqi, për lidhje të dyshuara me klerikun mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grusht-shtetin e dështuar gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur grupi i të drejtave të njeriut.

Policia e ka arrestuar, Taner Kiliçin dhe 22 avokatë të tjerë me dyshimin se kanë bashkëpunuar me lëvizjen e klerikut.

“Taner Kilic ka një përvojë të gjatë dhe të shquar për të mbrojtur pikërisht liritë që autoritetet turke tani kanë për qëllim të shkelin”, ka thënë Salil Shetty, sekretari i përgjithshëm i organizatës Amnesty International.

Zyrtarët turq e kanë konsideruar këtë veprim si të nevojshëm, për shkak të seriozitetit së përpjekjes për grusht-shtet, me ç’rast qenë vrarë më shumë se 240 persona.

Që nga përpjekja për grusht-shtet, autoritetet turke kanë arrestuar 50,000 njerëz si dhe kanë shkarkuar ose pezulluar 150,000 persona, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues dhe nëpunës publikë, pas dyshimeve se kanë pasur lidhje me puçin, citohet REL.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →