Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

U arrit marrëveshja për eksportin e grurit të Ukrainës me Rusinë, tha Turqia

nga Egzona Mehmeti21 korrik 2022

Turqia informoi se u arrit një marrëveshje me Rusinë për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit përmes Detit të Zi.
Ajo do të nënshkruhet të premten në Stamboll nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Mungesa botërore e grurit ukrainas që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, ka lënë miliona njerëz në rrezik për uri. Lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriteshin, kështu që marrëveshja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës është vendimtare. Rreth 20 milionë tonë drithë janë ngecur në kapanone në Odesa, shkruan BBC.
Ministria e Jashtme e Ukrainës konfirmoi se një raund tjetër bisedimesh i udhëhequr nga OKB për të zhbllokuar eksportet e grurit do të zhvillohet në Turqi të premten – dhe një dokument “mund të nënshkruhet”.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së përshëndeti marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, por tha se po fokusohej në mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për zbatimin e saj./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →