Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

U gjetën mbi 10kg marihuanë në një shtëpi, Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin

nga B G7 nëntor 2024
U gjetën mbi 10kg marihuanë në një shtëpi, Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.T. të dyshuar për shitblerje narkotikësh.

Ai u arrestua dje pasi iu gjetën mbi 10 kilogramë marihuanë.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T., në shtëpinë e tij në fshatin Bërnicë e Poshtme, komuna Prishtinë, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar dhjetë kilogramë e tetëqindë e pesdhjetë e një gram (10.851) gram substancë narkotike e llojit marihuanë, e cila më 06 nëntor 2024, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse sipas Urdhëresës së Gjykatës, të njëjtit i’u është gjetur dhe sekuestruar, me çka kreu veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së.”

Aktualisht, i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →