Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohen dy të rinj në Kukës

nga Venera Grabanica16 shtator 2021


Dy persona janë vënë nën prangat e policisë, pasi u kapën ‘mat’ duke transportuar disa shtetas të huaj drejt Kosovës.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Oltion Tupi, 32-vjeç dhe Ertigern Tupi, 27-vjeç, banues në Krujë.
Këta dy shtetas u arrestuan në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar kundrejt fitimit, me një automjet furgon tip “Volkswagen”, disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →