Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

U paraqit për konvertimin e patentë shoferit, por del se s’kishte fare

nga Kaltrina Berila24 gusht 2024
U paraqit për konvertimin e patentë shoferit, por del se s’kishte fare

Policia ka nisur hetim për një rast falsifikimi dokumenti.

Policia ka thënë se një e dyshuar ka bërë kërkesë për konvertimin e patentë shoferit, por ka dalë se ajo nuk posedon fare patentë shofer.

“Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë, është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Të premten, më 23 gusht, skadoi afati për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga Serbia në ato të Kosovës. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →