Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​U përmend në dosjet e Epstein, reagon Elon Musk

nga B G2 shkurt 2026
​U përmend në dosjet e Epstein, reagon Elon Musk

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk mohoi të hënën çdo lidhje me Jeffrey Epstein. Siç ka thënë ai, nuk e ka vizituar asnjëherë “ishullin e frikshëm” të financierit, nuk ka udhëtuar me aeroplanin e tij “Lolita Express” dhe as nuk ka marrë pjesë në festat e tij.

Në reagimin e parë publik në “X”, pasi emri i tij u shfaq në grupin e fundit të dokumenteve të lidhura me rastin Epstein, Musk pretendoi se ky qëndrim e kishte bërë atë një objektiv sulmesh nga ajo që ai e quajti “media të trashëguara” dhe “propagandistë të ekstremit të majtë”.

Musk tha se ishte i përgatitur të përballej me sulme personale për mbështetjen e publikimit të dosjeve, duke shtuar se mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm ishte më e rëndësishme sesa reputacioni i tij.

“E dija që do të më njollosnin pa pushim, pavarësisht se nuk kisha marrë pjesë kurrë në festat e tij, nuk kisha qenë në aeroplanin e tij “Lolita Express”, nuk kisha shkelur në ishullin e tij të frikshëm dhe nuk kisha bërë asgjë të gabuar”, shkroi Musk.

Sqarimi pasoi publikimin nga Departamenti i Drejtësisë i të premtes të grupit më të madh të dosjeve të lidhura me Epstein deri më tani.

Seria e re përfshin rreth tre milionë faqe shtesë dokumentesh, së bashku me rreth 180 mijë video dhe imazhe.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →