Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

U përmend si kandidat për president të Shqipërisë, reagon Haradinaj

nga Kaltrina Berila8 prill 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas disa shkrimeve, se ai mund të jetë kandidat për president të Shqipërisë.
Haradinaj, i cili ditëve të fundit vizitoi Tiranë dhe u takua edhe me kryeministrin e shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar mundësinë e tillë.
I pari i AAK-së thotë se angazhimi i tij politik lidhet vetëm me Kosovën.
“Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje. Ai shtoi se Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!”, ka shkruar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →