Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Udhëheq Partia Republikane

nga Egzona Mehmeti2 prill 2017

Zgjedhjet në Armeni, udhëheq Partia Republikane me 46 përqind të votave

Partia Republikane në Armeni ka fituar në zgjedhjet parlamentare të dielën me 46 përqind të votave, derisa aleanca opozitare ka fituar 25 përqind, tregojnë anketat pas përfundimit të zgjedhjeve në këtë shtet.

Anketat e Baltic Survey/Gallup, të cilat i ka publikuar televizioni armen, i japin Partisë Republikane, e cila ka mbështetjen e presidentit Serzh Sargasjan, 46 përqind të votave, ndërsa koalicioni opozitar ka fituar 25 për qind.

Fitorja e Partisë Republikane do të ishte një fitore e madhe për presidentin, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2018.

Deri në orët e pasdites, sipas të dhënave zyrtare, dalja në votime ishte mbi 50 përqind, njoftoi agjencia e lajmeve Armenpress.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →