Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Udhëheqësi i opozitës izraelite bën thirrje që Netanyahu të japë dorëheqje

nga B G16 nëntor 2023
Udhëheqësi i opozitës izraelite bën thirrje që Netanyahu të japë dorëheqje

Udhëheqësi kryesor i opozitës izraelite, Yair Lapid, i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të japë dorëheqjen për atë që ai thotë se është trajtimi i dobët i qeverisë në luftën kundër Hamasit.

Lapid thotë se dëshiron të krijohet një “qeveri kombëtare rindërtimi” – ajo mund të drejtohet nga partia e Netanyahut Likud, por ai dëshiron që kryeministri të largohet.

Pas komenteve në mediat izraelite, lapid poston nëX se ushtria dhe publiku izraelit kanë treguar qëndrueshmëri që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, por “lidhja e dobët është qeveria, dhe veçanërisht kryeministri”.

“Dëgjoj zërat që thonë se nuk është koha. Ne pritëm 40 ditë, nuk kemi më kohë. Ajo që na duhet tani është një qeveri që nuk do të merret me asgjë përveç sigurisë dhe ekonomisë,” thotë ai.

Lapid nuk iu bashkua kabinetit të luftës izraelite që u krijua pas 7 tetorit, ndryshe nga lideri i opozitës centriste Benny Gantz./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →