Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Udhëheqësit evropianë vizituan Ukrainën

nga Egzona Mehmeti13 prill 2022

Presidenti i Polonisë, ai i Lituanisë, i Letonisë dhe ai Estonisë janë bërë liderët e fundit botëror që zhvilluan bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky në Ukrainë.

Ata vizituan gjithashtu qytetin Borodyanka, afër Kievit.

Këshilltari presidencial polak, Jakub Kumoch tha se qëllimi i udhëtimit ishte të tregonte mbështetje për Presidentin Zelensky dhe mbrojtësit e Ukrainës “në një moment vendimtar”.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ishte “e vështirë të besohej se mizori të tilla lufte mund të kryheshin në Evropën e shekullit të 21-të”, shkruan BBC./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →