Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

UEFA del me njoftim për ndeshjen Kosovë – Izrael

nga Venera Grabanica8 tetor 2023
UEFA del me njoftim për ndeshjen Kosovë – Izrael

UEFA ka vendosur përfundimisht që ta shtyjë ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Njëherësh, shtëpia e futbollit kosovar i ka shtyrë krejt ndeshjet e parapara që të luhen në këtë shtet.

Por, ende nuk është vendosur për ndeshjen e së dielës së ardhshme mes Kosovës dhe Izraelit.

Ky i fundit u përfshi nga sulmet me raketa dhe ato tokësore nga organizata terroriste Hamas.

“UEFA-s do të presë edhe disa ditë për ta vlerësuar nëse ndeshja kualifikuese e Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të luhet në datën e planifikuar më 15 tetor apo do të vendoset që të shtyhet kjo lojë”, njofton UEFA në uebfaqen e saj zyrtare.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →