Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

UEFA gjobit Llapin me 58 mijë euro

nga Venera Grabanica27 korrik 2022

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka gjobitur të mërkurën, klubin e futbollit Llapi me 58 mijë euro dhe që dy ndeshje të ardhshme në garat evropiane t’i luajë pa shikues.

Ky komision ka ndarë dy dënime për Llapin në lidhje me ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencave kundër Buduqnostit të Podgoricës, e zhvilluar më 14 korrik.
Me 50 mijë euro dhe dy ndeshje me dyer të mbyllura e ka dënuar për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve, hyrjes së tyre në fushë, hedhjeve së gjësendeve, ndezjes së fishekzjarrëve dhe shfaqjes mesazheve provokuese.
Ndërkohë me 8 mijë euro e ka gjobitur për shkak të bllokimit të rrugëve publike, në dalje të stadiumit.
Ndeshja u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe Llapi u eliminua nga ekipi malazez me rezultat të përgjithshëm 2:4.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →