Drejtori i arbitrimit të UEFA-s, Roberto Rosetti ripohoi sot se VAR duhet të ndërhyjë në ndeshjet në Kampionatin Evropian Euro 2024 vetëm kur ka “prova të një gabimi të qartë dhe të dukshëm”.
“Ndërhyrje minimale për përfitim maksimal,” tha Rosetti për VAR-in në turne, i cili do të përfshijë offside gjysmë automatike dhe, për herë të parë, teknologjinë e vijës së golit.
“Në rast të dyshimtë jashtë loje, ne i kërkojmë ndihmës gjyqtarëve të mbajnë flamurin poshtë dhe ta ngrenë atë vetëm kur të jenë të sigurt. Nëse nuk janë 100 për qind të sigurt, ata duhet ta mbajnë flamurin”, shpjegoi Rosetti.
Sipas zyrtarit të UEFA-s, “me offside gjysmë automatike, offside zgjidhet vetë dhe mund të kursejë shumë kohë në vendime”.
Misioni i VAR-it do të jetë “të kontrollojë vazhdimisht për gabime të qarta dhe të dukshme” në katër situata: gola, veprime brenda zonave të penalltisë, kartonë të kuq dhe identitet të gabuar të një futbollisti.









