Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ujësjellësi i Prishtinës sot fillon me shkyçje për konsumatorët që kanë borxhe

nga Venera Grabanica8 dhjetor 2022
Ujësjellësi i Prishtinës sot fillon me shkyçje për konsumatorët që kanë borxhe

Sot  Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”,  do të fillojë me shkyçjen për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujit.
KRU Prishtina ka bërë të ditur se meqenëse situata me pandeminë është normalizuar, tani sipas tyre, janë hapur të gjitha rrugët ligjore për të filluar me shkyçje. Këtë nismë, KRU “Prishtina” thotë se e bazon në vendimin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

“Bazuar në vendimin e ARRU-së, Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →