RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Uji bëhet i papërdorshëm në Rahovec, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

nga B G27 korrik 2026
Uji bëhet i papërdorshëm në Rahovec, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, në Komunën e Rahovecit, përkohësisht nuk është i përshtatshëm për konsum.

Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, pas monitorimit të zonave të furnizimit, veçanërisht atyre që furnizohen nga burimet natyrore, është konstatuar turbullirë e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Për këtë arsye, cilësia e ujit në këtë zonë është vlerësuar përkohësisht jashtë standardeve për konsum.

KRU “Gjakova” ka kërkuar nga konsumatorët e zonës së Hoçës së Madhe që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →