Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës

nga Venera Grabanica20 prill 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ai mbetet i gatshëm të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt për civilët dhe trupat ukrainase në Mariupol.

Zelensky tha se ka rreth 1,000 civilë të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Ai shtoi se situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, me qindra të plagosur, transmeton rtv21.tv

Më herët, sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmirty Peskov, akuzoi Ukrainën për frenim të negociatave të paqes. Peskov tha se topi ishte në fushën e Kievit pasi Rusia i dorëzoi një dokument Ukrainës.

Duke iu referuar deklaratës së Peskov, Zelensky tha se ai nuk e kishte parë apo dëgjuar për dokumentin në lidhje me bisedimet e paqes./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →