Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina kërkon ndihmë për infrastrukturën e energjisë

nga Kaltrina Berila20 tetor 2022

Ukraina po i drejtohet aleatëve të saj ndërkombëtarë për ndihmë pasi përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën e saj energjetike.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të enjten se qeveria e Kievit po punon me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë për të kapërcyer efektet e breshërisë ruse, e cila rrëzoi të paktën 40% të kapacitetit gjenerues të energjisë së vendit .
Një deklaratë nga Ministria e Jashtme shtoi se diplomatët ukrainas u kanë bërë thirrje disa dhjetëra organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare dhe kompanive private me një kërkesë për gjeneratorë, si dhe pajisje për sistemin e transportit të gazit, transmeton rtv21.tv.
“Tashmë janë aranzhuar dërgesat e para nga Italia, Franca, Lituania, Finlanda, Gjermania dhe Polonia. E para nga rreth 600 pajisje do të mbërrijë në Ukrainë javën e ardhshme”, thuhet në deklaratë.
“Sulmet e synuara të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike të energjisë janë krime lufte për të cilat ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse”, tha Kuleba./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →