Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina kërkon të anëtarësohet urgjentisht në Bashkimin Evropian

nga Xh.D28 shkurt 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian të pranojë urgjentisht Ukrainën në BE.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re. Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.
Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë”, shtoi Zelensky./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →