Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina lufton për ‘çdo shtëpi dhe çdo rrugë’ në Severodonetsk

nga Egzona Mehmeti9 qershor 2022

Beteja për Severodonetskun po zhvillohet shtëpi më shtëpi, tha një komandant ukrainas.
Petro Kuzyk, komandant i batalionit të Gardës Kombëtare Svoboda tha se ushtarët po shpresojnë për një dërgesë të armëve të rënda.
Ai shtoi se luftimet në rrugë në qytetin e vogël industrial lindor ndonjëherë ishin duke u ndezur nën breshëri të rënda të artilerisë ruse, duke rrezikuar trupat nga të dyja anët, raportoi Reuters.
“Ne luftojmë për çdo shtëpi dhe çdo rrugë. E djeshmja ishte e suksesshme për ne. Ne shkuam në një kundërsulm dhe në disa zona arritëm t’i shtynim ata me një ose dy blloqe”, tha Kuzyk.
Komandanti u shpreh se forcat e Ukrainës kishin një mungesë “katastrofike” të sistemeve për të kundërshtuar artilerinë ruse dhe kishin nevojë për “teknologji serioze”, ose armë të rënda, për t’u kundërpërgjigjur, shkruan BBC./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →