Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina mohon se është bërë përparim në bisedimet e paqes

nga Egzona Mehmeti25 mars 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se negociatat e paqes me Rusinë janë të vështira dhe mohoi raportet se ishte bërë përparim në zgjidhjen e katër nga gjashtë çështjet kryesore.

Kjo vjen pasi një anëtar i ekipit negociator rus tha më herët se të dyja palët po afroheshin drejt një mirëkuptimi për çështje dytësore. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan u raportua gjithashtu se tha se ishte bërë përparim në bisedimet.

Por, Kuleba tha se “nuk ka konsensus me Rusinë për katër pikat”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Procesi i negociatave është shumë i vështirë”, shkroi ai në Facebook. “Delegacioni ukrainas ka marrë një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garancitë e sigurisë dhe integritetin territorial të Ukrainës.”

Kuleba më vonë shkroi në Twitter se “nuk kishte ende konsensus në negociata”dhe shtoi “Rusia i qëndron ultimatumeve”.

“Për të stimuluar një qasje më konstruktive, ne kemi nevojë për dy gjëra: më shumë sanksione dhe më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën”, shtoi tutje ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →