Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga asnjë territor

nga Xh.D28 mars 2022

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Alexander Rodnyansky ka thënë se Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga asnjë territor.
Duke folur në prag të bisedimeve të mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës, Rodnyansky tha se tani presioni është mbi Rusinë.
“Është e qartë, ata nuk mund ta përballojnë këtë luftë për vite dhe morali i tyre është aq i ulët sa nuk mund të mbajnë as furnizimet dhe logjistikën e tyre,” tha ai.
Rodnyansky, i cili është gjithashtu asistent profesor i ekonomisë në Universitetin e Kembrixhit, ka thënë se Ukraina nuk do të sakrifikonte integritetin e saj territorial.
“Nëse pyet njerëzit që jetojnë në këto zona, ata nuk do të donin të jetonin në Rusi. Si mund t’i lëmë ata? Le të flasim për të gjithë idenë e copëtimit të vendit tonë. Nëse pyet njerëzit që jetojnë në këto zona, ata nuk do të donin të jetonin në Rusi. Si mund t’i lëmë ata? Le të flasim për të gjithë idenë e copëtimit të vendit tonë. Memorandumi i Budapestit duhej të garantonte sigurinë tonë në këmbim të heqjes dorë nga armët bërthamore në vitet ’90”. Do të duhej të ishte diçka në ato linja, ku do të specifikoheshin hapat, cilat vende saktësisht do të vepronin në çfarë mënyre nëse rrezikohet siguria juaj., tha Rodnyansky.
Por ai paralajmëroi se përfshirja e mundshme e vendeve të NATO-s në një pakt të tillë do të ishte një “çështje delikate”.
“Kjo është arsyeja pse negociatat nuk janë të lehta, sepse nuk do të dëshironit të nxisni nenin 5, në thelb, duke e tërhequr të gjithë NATO-n në një konflikt me Rusinë”, shtoi ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →