Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina optimiste se do të fitojë luftën

nga Xh.D3 prill 2022

Zyrtarët ukrainas janë “optimistë” se mund ta shtyjnë Rusinë dhe të fitojnë luftën, ka thënë sekretari britanik i transportit, Grant Shapps.
Shapps ka thënë se ka qenë në kontakt me homologun e tij ukrainas, i cili tashmë po diskuton se si qytetet në Ukrainë mund të rindërtohen.
Shapps shtoi se imazhet dhe historitë që dalin nga zonat e çliruara të Ukrainës këtë fundjavë duhet të jenë një “thirrje zgjimi” dhe “bota nuk mund të shikojë thjesht nga ana tjetër”.
Sekretari i Transportit ka thënë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të reduktuar përdorimin e gazit dhe naftës ruse, e cila po vazhdon të financojë përpjekjet e luftës.
Ai pranoi se “çmimi i lirisë… nuk është pa kosto” pasi faturat e energjisë janë në rritje, por ai tha se është shumë e rëndësishme të mos i paguani para në dorë Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →