Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina paralajmëron për tregtinë e grurit të vjedhur

nga Egzona Mehmeti13 maj 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se njerëzit që tregtojnë drithë të vjedhur ukrainas do të mbajnë përgjegjësi, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Rusia ka organizuar një bllokadë përgjatë bregut të Detit të Zi që nga lufta e saj në Ukrainë, duke parandaluar eksportin e miliona tonëve drithë. Ukraina ka akuzuar forcat ruse për vjedhjen e disa qindra mijëra tonëve drithë.

Kuleba e ka quajtur Rusinë “kriminel të trefishtë”.

“Ka bombarduar Sirinë, ka pushtuar një pjesë të Ukrainës dhe tani po shet drithë të vjedhur ukrainas në Siri”, citohet të ketë thënë ai.

Më herët presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij do të rrisë eksportet falë një korrje të mirë.

Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit të shkaktuar nga lufta ka kontribuar në rritjen e çmimeve në mbarë botën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →