Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina pretendon se Rusia po planifikon sulmin në fabrikën e çelikut në Mariupol

nga Xh.D13 prill 2022

Ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetin port kyç jugor të Mariupolit dhe po planifikojnë të nisin një ofensivë pranë fabrikës së çelikut Azovstal ku thuhet se janë vendosur trupat ukrainase.
Forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në infrastrukturën civile në rajonet Kharkiv dhe Zaporizhzhia në verilindje të Ukrainës. Ka edhe zbulim aktiv ajror nga rusët
Forcat ruse kanë shpallur të ashtuquajturin “nivelin e verdhë të kërcënimit terrorist” në rajonet në kufi me Ukrainën dhe në Krime.
Forcat ruse kanë dërguar 400 personel të përbërë nga ushtarakë me përvojë luftarake në Ukrainë si përforcime.
Ushtria ukrainase ka rrëzuar një avion rus Su-25
Ai ka shkatërruar gjithashtu dy automjete dhe tre sisteme artilerie ruse në Donetsk dhe Luhansk./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →