Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina pretendon se Rusia po tërhiqet nga Kharkivi

nga Miranda Beqaj14 maj 2022

Një institut në SHBA ka thënë se Ukraina i ka detyruar forcat ruse të tërhiqen nga Kharkiv duke fituar kështu betejën për qytetin.
Një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës  citohet të ketë thënë se në rajon përpjekjet kryesore të armikut janë të përqendruara në sigurimin e tërheqjes së njësive nga qyteti i Kharkivit.

Moska ende raportohet se po bombardon zonat e afërta, duke përfshirë Dergachi, rreth 10 km në veri të Kharkiv.

Kapja e Kharkiv ishte një objektiv kryesor rus dhe qyteti u granatua rëndë gjatë pushtimit, duke çuar në vdekjen e qindra civilëve. Në fjalimin e tij të fundit me video, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat e Ukrainës po bëjnë gjithçka që është e mundur për të çliruar vendin./21Media
ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →