Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina thotë se ka çaktivizuar rreth 180 mijë mjete shpërthyese që nga fillimi i luftës

nga Xh.D15 gusht 2022

Qeveria ukrainase ka thënë se forcat e saj të çminimit kanë zbuluar dhe çaktivizuar më shumë se 180,000 pajisje shpërthyese që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.
Yevhenii Yenin, zëvendësministri i parë i brendshëm ka thënë se “një e pesta e territorit të Ukrainës ishte kontaminuar me predha, mina dhe bomba ajrore që nuk shpërthyen”.
“Që nga fillimi i luftës, shërbimet tona kanë zbuluar dhe çaktivizuar më shumë se 180,000 mjete shpërthyese. Mbi 68,000 hektarë tashmë janë vëzhguar”, ka thënë ai.
Yenin tha se teknikët po vëzhgonin rreth 500 hektarë çdo javë.
“Në rajonin e Kievit, 1000 objekte shpërthyese ende po çaktivizohen çdo ditë”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →