Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina thotë se propozimi i Rusisë për korridore është plotësisht imoral

nga Miranda Beqaj7 mars 2022

Ukraina ka thënë se propozimi i Rusisë për korridoret humanitare që çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi është plotësisht imoral.
Sipas zëdhënësit të presidentit ukrainas qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas.
”Kjo është një histori krejtësisht imorale. Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive”, tha zëdhënësi në një mesazh me shkrim.

Rusia ka thënë se do të hapë korridore të reja humanitare për të lejuar evakuimin e civilëve.

Rrugët e evakuimit të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti tregojnë se civilët do të mund të largohen në Rusi dhe Bjellorusi./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →