Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina thotë se Rusia humbi 250 trupa në 24 orë

nga B G15 qershor 2022

Ushtria e Ukrainës thotë se luftëtarët e saj kanë mbrojtur me sukses përpjekjet e trupave ruse për të sulmuar pozicionet e tyre në qytetet lindore të Severodonetsk dhe Toshivka.
Ushtria ruse përdori mortaja, artileri dhe sisteme raketash të shumëfishta (MLRS) për të bombarduar disa qendra popullsie në zonën e Severodonetsk, duke përfshirë Severodonetsk, Lysychansk, Toshkivka, Ustynivka, Borivske dhe Metyolkine.
“Luftëtarët ukrainas zmbrapsin me sukses përpjekjet e armikut për të sulmuar pozicionet e tyre në Severodonetsk dhe Toshkivka, luftimet vazhdojnë,” tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në përditësimin e tij të fundit.
Në anën tjetër Rusia ka thën♪7 se do të lejojë civilët të largohen, duke shtuar se do t’u japë trupave ukrainase të ngujuara në fabrikën kimike  një shans për t’u dorëzuar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →