Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina u godit nga më shumë se 80 sulme

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2022

Objektivat ukrainas janë prekur nga më shumë se 80 sulme, sipas ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Shumë lokacione ukrainase janë prekur nga Rusia me një seri sulmesh raketore kundër vendndodhjeve pranë kryeqytetit Kiev, si dhe me përdorimin e artilerisë me rreze të gjatë.
Më shumë se 80 sulme janë kryer kundër objektivave ukrainas, sipas inteligjencës së fundit të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton rtv21.tv.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar dha një përditësim të inteligjencës përmes Twitter të enjten, duke dënuar shkeljen e mëtejshme të “sovranitetit ukrainas” nga Rusia.
“Më shumë se 80 sulme janë kryer kundër objektivave ukrainas”, tha ministria e mbrojtjes. Forcat tokësore ruse po “përparojnë përtej kufirit” nëpër “të paktën tre akse nga veriu dhe veri- lindja dhe jugu nga Krimea”, shtoi ministria e mbrojtjes./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →