Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Ulet përsëri çmimi i naftës

nga RTV2110 janar 2019

Ulet çmimi i naftës në javët e para të 2019-tës

Në javët e para të viti 2019, rënia e çmimit është me 5 lekë në pikat e tregtimit me pakicë. Në këtë mënyrë një litër naftë po shitet me 172-173 lekë, nga 179 lekë që ka qenë në dhjetor.

Kjo ulje ka ardhur e ndikuar nga tregjet ndërkombëtare ku një fuqi naftë vijon të tregtohet në nivelet e 60 dollarëve. Por nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit apo të Europës, Shqipëria përsëri mbetet me karburantin më të shtrenjtë. Arsyeja kryesore janë taksat që paguhen në një litër naftë të cilat kapin nivelin 115-120 lekë.

Në të janë të përfshira 7 taksa që paguhen aktualisht, akciza 37 lekë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

Ndërkohë, barra e taksave në një litër naftë në rajon është disa herë më e ulët se në Shqipëri dhe nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit në Kosovë dhe Maqedoni paguhen vetëm dy taksa TVSH dhe akcizë.

Nisur nga këto të dhëna qytetarëve shqiptarë i duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore duke marë parasysh nivelin e pagave./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →