Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ulpiana e mposht me përmbysje Ballkanin

nga Venera Grabanica31 tetor 2021


Ballkani ka dështuar që të fitojë në javën e 12-të të Superligës së Kosovës në futboll pasi është mposhtur nga skuadra e parafundit në renditjen tabelare, Ulpiana.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi me të filluar pjesa e dytë pasi Shala shënoi në portën e gabuar në minutën e 47’.
Përkundër kësaj, Ulpiana nuk u dorëzua dhe arriti që ta barazojë rezultatin në minutën e 69’ të ndeshjes kur shënoi Goncalves.
Befasia e madhe ndodhi në minutat shtesë të lojës kur Shala shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Ulpianës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →