Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

United merr vendimin për Weghorst

nga Venera Grabanica26 maj 2023
United merr vendimin për Weghorst

Kur ditët e fundit të këtij sezoni po afrohen, lojtarët që janë në huazim përgatiten të rikthehen te klubet e tyre, dhe pritet të marrin vendim për të ardhmet e tyre.

Disa lojtarë si Folarin Balogun dhe Nathan Tella, kanë shfrytëzuar më së miri huazimet e tyre larg Premier Ligës dhe kanë treguar talentet.

Disa të tjerë e kanë gjetur të vështirë për tu ambientuar, ashtu sikur Wout Weghorst i Manchester United.

Weghorst ka shënuar vetëm dy gola në 29 paraqitje në të gjitha garat, dhe ende nuk e ka gjetur golin në Premier Ligë.

Si pasojë e paraqitjeve jo të mira, United nuk do të aktivizojë opsionin për ta bërë permanent transferimin e Weghorst, dhe ai do të rikthehet te Burnley pas fundit të këtij sezoni.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →