Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

United mposht Leicesterin, i afrohet Cityt në vetëm tre pikë

nga Venera Grabanica19 shkurt 2023
United mposht Leicesterin, i afrohet Cityt në vetëm tre pikë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester United dhe Leicester Cityt, ku pikët e plota i takojnë “Djajve të Kuq”.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United e ka mposhtur Leicesterin me rezultat bindës 3:0.
Fitoren United ia siguruan dy golat nga Marcus Rashford (minuta e 25’ dhe minuta e 56’) dhe goli nga Jadon Sancho në minutën e 61’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, United i afrohet Cityt në tre pikë, ku zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 49 pikëve, krahas Leicesterit që renditet në vendin e 14 me 24 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të United.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →