Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

UP hap konkurs për pranimin e studentëve baçelor dhe master

nga Gentrita Xhemajli30 qershor 2025
UP hap konkurs për pranimin e studentëve baçelor dhe master

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.

Në njoftim thuhet se programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës thotë se synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

“Ftoheni të aplikoni dhe të bëheni pjesë e një universiteti me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →