Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Upss…Biden thotë se Putin po e humb luftën në Irak

nga Kaltrina Berila28 qershor 2023
Upss…Biden thotë se Putin po e humb luftën në Irak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ia huqi të martën, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin po humbet luftën në Irak.

Putini, në fakt po kryen një pushtim të plotë në Ukrainë – jo në vendin e Lindjes së Mesme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për Putinin, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak”.

Biden ka një histori të gjatë gafash dhe gabimesh. Në muajt e fundit, ai iu referua skuadrës së famshme të ragbit të Zelandës së Re “All Blacks si Black and Tans” – duke ngatërruar kampionët e sportit me një njësi ushtarake famëkeqe britanike. Ai ngatërroi titullin e punës së Rishi Sunak, duke iu drejtuar kryeministrit britanik si zoti President./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →