RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Uran Ismaili dorëzon në KQZ kandidaturën për Kryetar të Prishtinës

nga Xh.D16 gusht 2021

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka bërë të ditur se ka dorëzuar kandidaturën zyrtare të tij në KQZ.
Këtë e ka bërë të ditur vet Ismaili, përmes një postimi në Facebook.
“Para pak minutash e dorëzova kandidaturën time zyrtare në KQZ për Kryetar të qytetit tonë të dashur, Prishtinës. Së pari, dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës të cilët e kanë mbështetë kandidaturën time. Javët e fundit, përveç inkurajimit të madh, unë kam pranuar edhe shumë informata, ide, por më e rëndësishmja edhe shumë respekt, dashni e energji pozitive nga qytetarët e Prishtinës. Me kandidaturën time dua të dërgoj mesazh të qartë se unë dua të jem kryetar i Prishtinës për të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim. Për këtë arsye kam zgjedhë që mesazhi ynë të jetë “Prishtina na bashkon”. Bashkimi, jo ndarja, është rruga jonë. Rruga që edhe unë e kam zgjedhur për Prishtinën.”, thuhet ndërkaq në postimin e Ismailit./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →