Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Ushqime për kafshët në kopshtin zoologjik në Londër për Pashkë

nga B.K6 prill 2023
Ushqime për kafshët në kopshtin zoologjik në Londër për Pashkë

Tigra nga kopshti zoologjik në Londër dhe kafshë të tjera në këtë mjedis u qerasën me ushqime. Ata me to u qerasën për kremtën e Pashkëve.

Në fakt, kafshët atje për këtë kremtë me ushqime u qerasën disa ditë para ditës së Pashkëve.

Me këtë rast, edhe kafshët tjera si ato që quajtura merkat, majmunët me dukje si ketra e të tjera, u qerasën me vezë shumëngjyrëshe, brenda të cilave ishin vendosur ushqimet e tyre të preferuarua.

Merkatët patën vezë të mbushura me myshk e bulktha, e majmunët patën vezë të mbushura me patate të skuqura, misër të ëmbël dhe bizele.

Qerasja e këtyre kafshëve me ushqime ishte pjesë planit të gjetjes së vezëve të Pashkëve nga ana e tyre, këtë për të argëtuar vizitorët që shkojnë për vizitë atje.

Përgjegjës të këtij kopshti zoloogjik kanë thënë se gjithmonë gjejnë mënyra kreative për kafshët, që ato të tregojnë aftësitë e tyre të gjuetisë, e vezët e Pashkëve janë një mundësi e mirëpër tu ofruar aktivtete. Kjo sipas tyre po ashtu është mënyrë e mirë që edhe vizitorët të mësojnë për kafshë të ndryshme dhe aftësi të tyre natyrale./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →