Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ushtarët letonezë të KFOR’it dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullime të koordinuara

nga Gentrita Xhemajli7 qershor 2025
Ushtarët letonezë të KFOR’it dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullime të koordinuara

KFOR ka njoftuar se ushtarët letonezë së bashku me Policinë e Kosovës, kanë kryer patrullime të koordinuara.

Në njoftimin e KFOR theksohet se patrullimi dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë kontribuon në suksesin e përgjithshëm dhe efikasitetin operativ të Forcës së Kosovës.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë’’, thuhet në njoftimin e KFOR.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →