Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ushtria çeçene do të dërgohet për të ndihmuar ushtrinë ruse

nga E.Bullaku25 shkurt 2022

Video dhe foto dramatike vijnë nga Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, ku diktatori Ramzan Kadyrov ka bërë gati rreth 10 mijë trupa që do të dërgohen për të ndihmuar ushtrinë ruse në pushtimin e Ukrainës.
Sipas raportimeve në mediat lokale, Kadyrov në fjalën e tij u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas se ata nuk janë armiq, dhe se ushtria çeçene do të shënjestrojë vetëm të ashtuquajturit neonazistë në Ukrainë.
Gazetari Neil Hauer, i cili raporton për disa media ndërkombëtare nga Ukraina, përfshirë CNN dhe The Guardian, raporton se një pjesë e mirë e trupave të mbledhur janë vullnetare që duan të luftojnë në Ukrainë.
Përveç këtyre vullnetarëve, ka raportime se disa mijëra ushtarë të tjerë çeçenë janë tashmë në Ukrainë, si pjesë e ushtrisë ruse që nisi të enjten sulmin ndaj vendit fqinj. Madje, flitet se këto trupa po përdoren për marrjen e Kievit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →