Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Ushtria izraelite granaton dy poste të Hezbollahut në Libanin jugor

nga Venera Grabanica10 tetor 2023
​Ushtria izraelite granaton dy poste të Hezbollahut në Libanin jugor

Ushtria izraelite tha të martën se bombardoi dy poste vëzhgimi të Hezbollahut në Libanin jugor në përgjigje të breshërive me raketa të lëshuara në territorin e saj.

Një deklaratë ushtarake tha se 15 raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit, duke shkaktuar sirenat e sulmit ajror në rajonin e Galilesë Perëndimore.

Ushtria tha se katër raketa u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore Iron Dome dhe 10 të tjera u rrëzuan në zona të papopulluara.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Kanali televiziv libanez Al-Mayadin, i lidhur me Hezbollahun, raportoi se tri breshëri raketash u lëshuan në veri të Izraelit.

Të hënën, Hezbollah tha se tre nga anëtarët e saj u vranë në bombardimet izraelite të zonave kufitare në Libanin jugor.

Përshkallëzimi erdhi në mes të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi të grupit palestinez Hamas në qytetet izraelite pranë territorit bregdetar.

Më shumë se 1.800 njerëz u vranë në dhunë, duke përfshirë 1.000 izraelitë dhe mbi 830 palestinezë.

Hezbollahu zhvilloi disa luftëra me Izraelin, e fundit prej të cilave ishte në vitin 2006, gjatë së cilës grupi libanez goditi qytetet kryesore izraelite me raketa, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mbi 1000 libanezë u vranë në konflikt, ndërsa pjesa më e madhe e Libanit jugor – një bastion i Hezbollahut – u shkatërrua nga sulmet izraelite.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →