Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë ( e martë) rreth orës 22:25 në Prishtinë.
Sipas policisë raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK.
Derisa bëhet e ditur se viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. “, thuhet në raportin e policisë./21Media
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në Prishtinë, i dyshuari është ende në arrati











